×
  • Show Time
  • Raporto
  • Fokus

    “Liria është fituar me gjak”, mesazhi i ri i Dua Lipës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

    Reporteri
    17 Shtator 2026 | 12:21

    Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi me një total prej 81 vitesh burgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

    Ylli kosovar i muzikës ka shpërndarë në Instagram dy postime të publikuara fillimisht nga babai dhe menaxheri i saj, Dukagjin Lipa.

    Në njërin prej postimeve shfaqet mesazhi “Liria ka emër”, i shoqëruar me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ndërsa në postimin tjetër renditen shifra që lidhen me pasojat e luftës në Kosovë.

    “1 milion refugjatë, 11 mijë të vrarë, 1,024 fëmijë të vrarë, 20 mijë të dhunuar, 1,600 njerëz ende mungojnë”, thuhet në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale.

    Reagimi i Dua Lipës vjen pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së, në një prej proceseve më të rëndësishme gjyqësore që lidhen me periudhën e luftës në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!