Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka kritikuar kryeministrin për, siç tha ajo, refuzimin për të dorëzuar ekzekutivin, edhe pse, sipas saj, kjo është e përcaktuar me ligj dhe e kërkuar nga Gjykata Kushtetuese.

“Kemi ligje që e specifikojnë dorëheqjen e ekzekutivit. Detyrat tona i kemi përfunduar – ajo tashmë është pjesë e gjyqësorit. I kemi dorëzuar të gjitha dokumentet që dëshmojnë se kjo qeveri nuk po respekton obligimet e veta”, tha Lushtaku.

Ajo akuzoi kryeministrin për mungesë respekti ndaj rendit kushtetues dhe mungesë gatishmërie për t’iu përgjigjur institucioneve të drejtësisë.

Reklamë

“Ai nuk dëshiron ta dorëzojë ekzekutivin. Ky është problem shumë i madh kur udhëhiqesh nga një njeri që nuk dëshiron t’i përgjigjet Kushtetutës. Nuk e kupton parimin bazik të demokracisë”, shtoi ajo.

Në lidhje me votimin për kryetarin e kuvendit, Lushtaku theksoi se në emër të transparencës, çdo deputet ka të drejtë të vendosë vetë.“Në emër të transparencës, secili deputet është i lirë të votojë”, përfundoi deputetja e LDK-së.