Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka kritikuar ashpër sjelljen e deputetëve të opozitës, të cilët, sipas tij, po e pengojnë funksionimin normal të Kuvendit të Kosovës.
“Duhet deputetët ta kryejnë obligimin e tyre kushtetues, të votojnë – pro, kundër ose abstenim. Qe 21 herë deputetët e opozitës e shkelin Kushtetutën duke mos marrë pjesë në votim,” deklaroi Murati për mediat.
Sipas tij, mospjesëmarrja në votime nuk është vetëm një akt politik, por një shkelje direkte e obligimeve që ua përcakton Kushtetuta deputetëve. Ai kërkoi që të respektohen rregullat demokratike dhe që secili përfaqësues i zgjedhur të marrë përgjegjësinë që i takon në proceset vendimmarrëse.
/Reporteri.net/