×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus / Takimi

    Pak pas marrëveshjes VV-LDK për Presidentin, ambasadori gjerman i shkon në zyrë Gjinit të Aleancës

    Reporteri
    31 Gusht 2026 | 19:58

    Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

    Gjini ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend.

    “Sot, prita në një takim miqësor Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Rainer Rudolph”, ka shkruar Gjini.

    Ai ka thënë se gjatë takimit e ka falënderuar ambasadorin Rudolph për angazhimin e tij dhe mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës.

    “Me Ambasadorin Rudolph biseduam për zhvillimet politike në vend, ndërsa e falënderova për angazhimin e tij personal dhe të Gjermanisë ndaj Kosovës, si një nga partnerët tanë më të rëndësishëm dhe mbështetësit e vazhdueshëm të zhvillimit të vendit tonë”, ka deklaruar Gjini.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!