×
  • Raporto
  • Fokus

    Vazhdon ngërçi, veç 2 minuta e 17 sekonda zgjati tentativa e 33-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Reporteri
    17 Qershor 2025 | 10:22

    Ka dështuar për herë të 33-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Seanca zgjati veç dy minuta e 17 sekonda.

    Përveç VV-së, partitë tjera politike nuk propozuan anëtarë për Komisionin për Votim të fshehtë, shkruan Reporteri.net.

    Në sallë ishin të pranishëm 100 deputetë.

    51 deputetë votuan për, kundër 1 dhe abstenim s’kishte.

    Seanca e radhës do të jetë më 19 qershor.

    Vetëvendosje këmbëngul të mos ndryshojë as emrin e propozuar dhe as formën e votimit. E propozuara e VV’së për këtë pozitë vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu.

    PDK dhe AAK kanë kërkuar emër të ri nga VV, ndërsa LDK ka deklaruar se nuk do të votojë asnjë kandidat të saj.

    Tashmë janë bërë mbi katër muaj kur Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare, në të cilat Vetëvendosje doli partia e parë, e pasuar nga PDK, LDK dhe AAK-NISMA./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!