×
  • Lajme
  • Lajme

    10 të akuzuarit për “veteranët e rrejshëm” flasin para gjyqit

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 13:17

    Po vazhdon seanca gjyqësore në rastin e veteranëve mashtrues, ku 10 të akuzuar për këtë rast po ballafaqohen me akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale.

    Të akuzuarit, që ishin të pranishëm në seancën e sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës, janë deklaruar rreth fajësisë së tyre, duke thënë se janë të pafajshëm dhe se kjo aktakuzë e Prokurorisë Speciale është e pabazuar.

    Ndërkohë, Prokuroria ka kërkuar që veteranëve t’u ndalen pensionet derisa të përfundojë procesi gjyqësor për listat e fryra, raporton Gazeta Express.

    Për këtë nuk është marrë ende vendim nga gjykata, derisa OVL e UÇK’së, ka paralajmëruar protesta në rast se ky propozim i prokurorisë aprovohet nga Gjykata.

    Në këtë seancë prokurori special, Enver Krasniqi, ka paraqitur kërkesën e tij që të pezullohet pagesa për 19 mijë veteranët deri në përfundim të procesit gjyqësor.

    Sipas tij, kjo duhet të bëhet me arsyen se “si rezultati i veprës penale nga të pandehurit është dëmtuar buxheti i Kosovës dhe vazhdon të dëmtohet. Prandaj duke konsideruar buxhetin e Kosovës si interes publik, prokurori i shtetit ka autorizim të plotë ligjor për të kërkuar një gjë të tillë”, ka thënë Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!