×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / E FUNDIT

    109 të arrestuarve që dyshohen për manipulim të votave sot pritet t’u caktohet masa e sigurisë

    Reporteri
    24 Janar 2026 | 12:52

    Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se sot nga ora 14:00, do të zhvillohen seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë për rastin e ndalimit të 109 personave nën dyshimin për kryerjen e veprave penale kundër të drejtës së votimit.

    Sipas Gjykatës, ky njoftim vlen vetëm për oraret e seancave dëgjimore, ndërsa procesi i pranimit të kërkesave nga Prokuroria Themelore Prizren për caktimin e masës së sigurisë ende nuk ka përfunduar.

    Numri përfundimtar i kërkesave dhe personave për të cilët do të kërkohet masa e sigurisë nuk është ende i përcaktuar.

    Gjykata thekson se seancat dëgjimore janë caktuar për të siguruar organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit gjyqësor, ndërsa hetimet vazhdojnë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!