×
  • Lajme
  • Lajme

    110 persona u kthyen në Kosovë nga Siria, 74 janë fëmijë

    Reporteri
    20 Prill 2019 | 10:24

    Dhjetëra gra e fëmijë janë kthyer mbrëmë në Kosova nga zonat e konfliktit në Siri. Për këtë ngjarje eshtë organizuar konferencë për media. Ku janë dhënë detaje.


    Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tha se mbrëmë janë kthyer 110 shtetas kosovar, katër luftëtëarë 32 gra dhe 74 fëmijë- përfshirë 9 të vdekur.

    Kujtojmë që këta familjarë të ish-pjesëtarëve kosovarë të ISIS-it, të vrarë gjatë luftimeve, që për muaj të tërë janë mbajtur në kampe lufte në Siri, janë sjellë në Kosovë përmes një aeroplani të rregullt që vjen nga Stambolli.

    Aterrimi i tyre në aeroportin e Prishtinës ka ndodhur pak para orës 23:00 të së premtes, shkruan Reporteri.net.

    Ndryshe, rreth 80 kosovarë llogaritën të jenë vrarë gjatë luftimeve në Siri e Irak, derisa si xhihadistë i ishin bashkuar organizatave terroriste ISIS e Al-Nussra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!