×
  • Lajme
  • Lajme

    13-vjeçarja nga Prishtina i siguron vetë paratë për shërimin që kushton shumë

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 23:10

    Yllka Leti nga Prishtina përmes talentit për artin, po ndihmon familjen për mbulimin e shpenzimeve për sëmundjen që ka.


    Ajo vuan nga Fibroza Cistike (sëmundje që prek organet e brendshme). Terapia e saj është shumë e kushtueshme. Madje, medikamentet për këtë sëmundje nuk gjenden në Kosovë.

    Duke qenë se barërat për terapinë e saj janë me kosto të lartë, Yllka me propozimin e mësueses së saj, Valbonës ka vendosur t’i shes pikturat që bën dhe në këtë mënyrë të ndihmojë familjen për blerjen e terapisë.

    Yllka ka rrëfyer për Insajderin se sëmundja e saj është e kushtueshme dhe se po ndjehet mirë që po ndihmon familjen me aftësinë e saj për pikturën.

    “Profesoresha Valbonë i ka parë krejt aftësitë e mia dhe i ka lind ideja që unë mi shit pikturat e mija për me ndihmu mi ble barnat dhe kështu deri sot nuk kisha mundur me ia dalë pa ndihmesën e profesoreshës”, ka thënë Yllka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!