×
  • Lajme
  • Lajme

    14-vjeçarja që la Gjermaninë për t’iu bashkuar UÇK-së më 1998

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 10:34

    Të rinjtë dhe të rejat e Kosovës iu përgjigjën thirrjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’iu bashkuar në luftën e tyre për liri.


    Ata po braktisin studimet dhe vendet e punës për t’u bashkuar me UÇK – në e cila po luftonte kundër forcave serbe, shkruan Reporteri.net.

    Në një video të rrallë  nga ajo kohë, Associated Press sjell rrëfimin e Shotës dhe Fortesës të cilat i ishin  bashkuar UÇK-së, duke lënë pas familjet dhe shkollën, sepse ato besonin se mund të luanin një rol  kyç në fitimin e pavarësisë së Kosovës.

    Shota është vetëm 14 vjeçare. Ajo po ndiqte shkollimet në Gjermani, por kishte braktisur studimet  për t’u bashkuar me babanë e saj në luftë.

    Babai i Shotës thotë se  është 14 vjeçare, një moshë kjo e përsosur për të mësuar se si përdoret një armë. /Reporteri.net

    Shikoni pamjet:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!