×
  • Lajme
  • Mjekësi
  • Lajme

    16 raste me koronavirus sot në Kosovë

    Reporteri
    22 Tetor 2021 | 15:01

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 16 raste të reja me COVID-19, ndërkohë që nuk është raportuar për asnjë viktimë.

    Msh njofton edhe për 45 të shëruar në 24 orët e fundit.

    Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.287 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Aktualisht numri i rasteve aktive është 481.

    Njoftimi i plotë:

    22 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
    ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.287 doza të vaksinës kundër COVID-19.
    ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.525.230 doza të vaksinës.
    ℹ Deri më sot 691.004 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
    ℹ Nga 2.115 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
    ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
    ℹ Sot janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.151. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 481.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!