×
  • Lajme
  • Lajme

    182 gjoba të shqiptuara për vozitje “nën ndikim të alkoolit” në mars

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 17:46

    Policia e Kosovës po vazhdon me aktivitete që kanë për synim parandalimin e aksidenteve, dhe rritjen e sigurisë në komunikacion, transmeton Reporteri.net.


    Njësitet përveç pikave të kontrollit të automjeteve dhe patrullimeve në lëvizje, janë përqëndruar në identifikimin dhe gjobitjen e atyre që rrezikojnë trafikun rrugor.

    Policia njofton se vetëm gjatë muajit mars ka shqiptuar 182 gjoba për “vozitjen nën ndikim të alkoolit” dhe ndaj tyre janë hequr edhe pikët në patent shofer.

    Qëllim primar nuk është ndëshkimi por organet e rendit do të vazhdojnë të marrin masa ligjore për të gjithë ata që shkelin ligjet në trafikun rrugor. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!