×
  • Lajme
  • Lajme

    25 vjet burg për Liridon Uruqin, i akuzuar për vrasjen e shokut të tij

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 14:51

    Gjykata e Gjilanit e ka dënuar me 25 vjet burg Liridon Uruqin, i akuzuar për vrasjen e shokut të tij, Fatlind Arifit.


    Atij iu shqiptua dënim prej 23 vjetëve për veprën penale vrasje të rëndë, 2 vite për vrasje në tentativë dhe një vit për armëmbajtje pa leje, transmeton lajmi.net.

    Sipas aktakuzës Uruqi me 28 korrik në fshatin Bresalc të Gjilanit me veprim të drejtpërdrejtë dhe me dashje ka privuar nga jeta, tani të ndjerin Fatlind Arifi, në atë mënyrë që me revole ka gjuajtur në drejtim të tij, të cilin e godet në anën e majtë të kraharorit, me ç’rast nga plagët e marra i njëjti nuk ka mbijetuar dhe ka ndërruar jetë duke e dërguar në spital.

    Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale ‘vrasje e rëndë’. Sipas Prokurorisë i pandehuri me dashje, të njëjtën armë ia drejton fillimisht të dëmtuarve-dëshmitarëve Kastriot Haziri, dhe Lirim Muji, pastaj edhe të dëmtuarit-dëshmitarit Gëzim Abazi, duke e ngreh këmbëzën e revoles.

    Në këtë mënyrë, ka kryer edhe veprën penale ‘’vrasje e rëndë në tentativë’’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!