×
  • Lajme
  • Lajme

    28 vjeçari nga Ferizaj inskenon grabitjen, arrestohet nga policia

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 9:50

    Hetuesit e sektorit të hetimeve rajonale në Ferizaj, kanë arrestuar një 28 vjeçar me inicialet  V.F nën dyshimin se i njëjti, me qëllim kishte inskenuar rastin e grabitjes së një shume parash, shkruan Reporteri.net.


    Sipas hetuesisë i  dyshuari V.F. me 19.4.2019, kishte paraqitur në polici rastin e grabitjes në fshatin Gërlicë duke deklaruar se nga dy persona të panjohur dhe të maskuar nën kërcënim të armëve të ftohta-thika, kanë ndalur automjetin e tij dhe i kanë marrë 50 euro dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

    Hetimet e mëtejme kanë rezultuar me deklarimin në prani të avokatit mbrojtës si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit nga vet ai me qëllim se raportimi i këtij rasti do ti ndihmonte për kërkim të azilit jashtë vendit. Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!