×
  • Lajme
  • Lajme

    50 mijë euro për ndriçimin publik të një rruge në Pejë

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 8:36

    Komuna e Pejës ka planifikuar të vendos ndriçim publik në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pejë.

    Në një kontratë të publikuar nga kjo komunë tek përshkrimi i saj sqarohet se ka të bëjë me “ndërtimin e ndriçimit publik” në këtë rrugë.

    E kjo buxhetit do t’i kushtoj afër 50 mijë euro, apo ndryshe, vlera e përgjithshme e kontratës është 49.697,00 euro.

    Për këtë tender kanë aplikuar shtatë operator ekonomik, mirëpo vetëm njëri prej tyre e ka fituar.

    Kontrata është dhënë me datën 16 të këtij muaji, ndërsa do të nënshkruhet me 24 prill.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!