×
  • Lajme
  • Lajme

    A do i bashkohet LDK protestave të Vetëvendosjes kundër Ramushit, tregon Ismet Beqiri

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 18:29

    Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar zgjedhje të reja dhe ka njoftuar se do të nisë takime me qytetarë në gjitha qytetet për t’u mobilizuar për të rrëzuar Qeverinë aktuale bashkë me presidentin Hashim Thaçi, shkruan Reporteri.net.


    Kryevetëvendosësi, Albin Kurti i akuzoi rëndë dy liderët shtetërorë, duke i cilësuar se kryekëput fajtorët kryesorë për korrupsionin dhe hajninë në Kosovë.

    Por Kurti nuk tregoi nëse ka rënë ujdi me partinë tjetër opozitare LDK-në për të organizuar këto protesta.

    Lidhur me këtë çështje sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se partia e tyre do ta analizon kërkesën e VV-së për protestë por ka mohuar që VV të ketë biseduar me ta për thirrjen e protestës.

    “Kur dilet në protestë, duhet me menaxhu situatën se është përgjegjësi e madhe. Është minimum i korrektësisë me i biseduar gjërat me partner. Mbetet me analizu, e jo veç me dal me bo lajm. Për ne është e qartë që pushteti fitohet veç me vota. S’them që s’do bëjmë bashkëveprime, por ka dallime në çasje dhe në veprime”, ka deklaruar Beqiri për Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Beqiri ka konfirmuar se aktualisht nuk mund ta rrëzojnë qeverinë sepse nuk i kanë numrat e nevojshëm.

    “S’i kemi ende numrat për me rrëzu qeverinë”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!