×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të përsëritet ‘Kuvendi i karrigeve’ në LDK? – ja çfarë thotë Naser Rugova

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 21:23

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, nuk beson se mund të përsëritet “Kuvendi i karrigeve”.


    “Po e trumbetojnë shumë qarqe dhe rival, por edhe medie anti-LDK dhe ju bëj me dije se me keqardhje se, ata nuk do ta kenë atë kënaqësi. LDK-ja nga ky kuvend zgjedhor do të del një parti shumë e fortë, e unifikuar dhe me koncept të qartë që ta marrim pushtetin”, ka deklaruar Rugova për lajmi.net.

    Ai po ashtu ka thënë se në bazë të sondazheve që janë duke u bërë, LDK-ja radhitet si partia e parë dhe në bazë të kësaj, ai thotë se në fillim të kësaj vjeshte, kryeministri i ardhshëm do t’i takojë LDK-së.

    “Do të dalim partia e parë ashtu edhe po na qesin të gjitha sondazhet e mekanizmave relevant vendor dhe ndërkombëtar. LDK-ja dhe tani e ka kuptuar edhe populli, por edhe në sondazhet e fundit, është subjekti me besueshmërinë më të madhe të qytetarëve të Kosovës. Prandaj, pres një konventë zgjedhore shumë relaksuese dhe tolerante, fer dhe demokratike. Pres që lideri i ardhshëm i LDK-së nga fillimi i kësaj vjeshte të jetë kryeministër i Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Rugova.

    Kujtojmë se ‘Kuvendi i Karrigeve’ ndodhi në vitin 2006 pas vdekjes së presidentit Ibrahim Rutgova, ku LDK u nda në dysh dhe u formua Lidhja Demokratike e Daradanisë në krye me Nexhat Dacin, pjesë e së cilës ishte edhe vet Naser Rugova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!