×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus / Flasin nga partia

    A do t’i bashkohet edhe LDK-ja aksionit të PDK-së e Aleancës në Kuvend

    Reporteri
    12 Gusht 2026 | 15:33

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se pas diskutimeve në Grupin Parlamentar do të vendosin se a do t’i bashkohen veprimeve të PDK-së e Aleancës në Kuvendin e Kosovës për thirrjen e seancës konstituive.

    Ai, në kohën kur deputetët e PDK-së dhe Aleancës po protestojnë në sallën plenare të Kuvendit për thirrjen e seancës konstituive, tha se bllokada institucionale është e paarsyeshme.

    “Bllokada institucionale apo e konstituimit të Kuvendit është e paarsyeshme, e panevojshme, ngre tensione dhe polarizon shoqërinë dhe dëmton demokracinë e Kosovës… Ne, kur të kemi vendim politik të Grupit Parlamentar, do ta kuptoni. Sot ka qenë edhe ditë e hapur për vizitën e bashkatdhetarëve. Pjesëmarrja politike është me arsyen që nuk po kontestohet Kuvendi dhe ne i bëjmë thirrje kryesuesit të seancës, Avni Dehari, që të thërrasë seancën konstituive”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!