×
  • Lajme
  • Lajme

    A këqyresh najherë në pasqyrë ti?- pyetja e çuditshme e Bekë Berishës për Kadri Veselin

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 10:25

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha i është kundëpërgjigjur deklaratave të kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli se duhet të ndalohet praktika e nepotizmit për punësime, duke aluduar në punësimet e fundit të AAK’së në Telekom.


    “A këqyret naj herë në pasqyrë ai. A e di kush ku është i punësuar. A i sheh njerëzit e partisë së vetë”, ka thënë Berisha të mërkurën në DPT në T7.

    Tutje, ai ka thënë se AAK po sulmohet padrejtësisht për punësimet familjare e partiake.

    “More edhe ata janë qytetarë të Kosovë. Edhe ata janë njerëz që jetojnë në Kosovë. Pse mos me punu ata. Pse me jau ndalu punësimin atyne. Krejt këto sene po ekzagjerohen më shumë se që duhet”, ka thënë Berisha tutje.“Është marre me i qit pse janë punësu në Telekom. Ata janë familjarë të dikujt, e s’bon me shkrujt ashtu për ta”, ka thënë Berisha tutje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!