Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas dështimit të seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit, ku tri kandidaturat e propozuara nga VV-ja s’morën votat e mjaftueshme, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se qëndrimet e LDK-së janë parimore dhe konsistente që nga dita e parë dhe se pa marrëveshje s’mund të ketë shumicë, s’mund të ketë votë për askënd.

“Tani le të bartin përgjegjësinë e bllokimit. Jemi të bindur gjithsesi, se duke sharë e ofenduar në vazhdimësi, nuk do të ndryshojnë mendimin e asnjërit”, shkruan ai.

Reklamë

Postimi i plotë:

Pse po habiteni?

Ky edhe është niveli i tyre.

Kjo është derexheja në të cilën kemi ra si vend. Këta janë njerëzit me të cilët pretendojnë të udhëheqin këtë shtet.
Ju përçmojnë; prandaj dhe me përçmim ju përfaqësojnë.

Qëndrimet e LDK-së janë parimore dhe konsistente që nga dita e parë. Sepse janë të tilla, edhe po qëndrojnë mbi lojërat patetike politike. Pa marrëveshje nuk mund të ketë shumicë. Pa marrëveshje nuk mund të ketë votë – për askend dhe asnjërin! Marrëveshje uniteti ofruam, nuk e deshën.

Reklamë

Tani le të bartin përgjegjësinë e bllokimit. Jemi të bindur gjithsesi, se duke sharë e ofenduar në vazhdimësi, nuk do të ndryshojnë mendimin e asnjërit.