Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në Kuvendin e Punës të partisë ka thënë se rezultati i dobët në zgjedhje është përgjegjësi e tij.
Ai tha se natën e 28 dhjetorit, panë mundin se si po iu shembej, shkruan Reporteri.net.
“Për mua dhe për ju ajo natë nuk ishte vetëm një rezultat politik, ishte një pasqyrë ku pashë mundin, sakrificën e shumë njerëzve të mirë të pesë vjetëve të fundit teksa shembeshin para syve tonë dhe njëkohësisht pashë se sa vështirë është të mbash mbi supe pritjet e një partie që ka histori, plagë e mbi të gjitha që ka shpresë”, tha Abdixhiku, duke shtuar se përgjegjësia nuk ndahet me askënd.
Ai tha se rezultati i zgjedhjeve nuk erdhi jo nga një vendim apo nga një natë, por ngadalë.
“Akti i parë i këtij obligimi moral është ballafaqimi, me rezultatet, me pritjet, me anëtarësinë, me vetveten, mbi të gjitha mbi të ardhmen tonë”.
“Më lejoni t’i heq të gjitha dyshimet, dhe të them po, se përgjegjësia është e imja. Dhe se po, vendimmarrja do t’u kthehet juve. Nuk lejoj askush tjetër të vendos për fatin e LDK-së, përveç Kuvendit”, tha Abdixhiku. /Reporteri.net/.