Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, për të qartësuar Aktgjykimin.

Sipas tij, pas këtij Aktgjykimi ka ndodhur një përmbysje e rendit kushtetues.

“Tani duhet ta zbatojmë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Përndryshe bëjmë shkelje të rënda ligjore. LDK do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese që ta qartësoj aktin e tanishëm. Pas aktgjykimit, për mendimin tonë ka ndodhur një përmbysje e rendit kushtetuese sepse partia e parë ka refuzuar ta respektojë Gjykatën Kushtetuese”, tha Abdixhiku.

Reklamë

Deklarata e Abdixhikut erdhi pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani. /Reporteri.net.