Abelard Tahiri nga PDK, ka thënë se për pagesën prej 50 milionë euro që i është bërë kompanisë Bechtel-Enka, fajtor është LDK e Isa Mustafës dhe konkretisht ish Ministri i Financave, Avdullah Hoti.
“Vetëvendosje është parti e thyer ku një grumbull njerëzish punojnë për një njeri të caktuar. Më vjen keq që nuk i kam përfaqësuesit e LDK-së këtu në studio për të folur për keqqeverisjen”, ka thënë Tahiri në Zona Zgjedhore të Klan Kosova.
“Ka qenë keqqeverisja e LDK-së dhe mënyra si ka menaxhuar Avdullah Hoti çështjen e Bechtel-Enkas. Kjo tregon abuzim. Për 50 milionëshin dikush do të duhet të japë përgjegjësi penale. Kemi parë keqqeverisjen në Prishtinë dhe Prizren të Vetëvendosjes. Familjarin e tyre ë bëjnë aktivist pastaj e fusin në pagë. Qeverisja e LDK-së i ka kushtuar vendit 50 milionë”, ka thënë Tahiri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.