Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri nga Holanda ku po qëndron aktualisht u ka bërë thirrje organeve kompetente që mos t’i ndalin kërkimet deri në gjetjen e personit të zënë nga gërmadhat.
“Kërkoj nga FSK-ja, ekipi i shpëtimtarëve të Zjarrfikësve, Policia dhe personat tjerë përgjegjës, që për asnjë minutë mos t’i ndalin kërkimet deri në gjetjen e personit të zënë nga gërmadhat e ish hotelit ‘Adriatiku’. Edhe pse ndodhem jashtë shtetit për një vizitë tek familja ime, jam duke e përcjellë me vëmendje të plotë aksionin për kërkimin e të riut, ku vazhdimisht jam në kontakt me gjitha organet shtetërore relevante për rastin. Të lutemi që i riu të gjendet shëndosh e mirë ?”, ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë se edhe pas më shumë se 6 orë kërkimi ende nuk është arritur të gjendet një punëtor i ri që ndodhet nën rrënoja.
Reporteri.net mëson nga vendi i ngjarjes se pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po kërkojnë të riun me duar, ndërsa eskavatorët janë ndalur pasi është rrezik të shembet i gjithë objekti. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.