Publicisti Agon Maliqi ka shpërndarë dokumentin e propozuar nga Bashkimi Evropian në takimin e së enjtes mes kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe dy ndërmjetësve të BE-së.
Maliqi ka thënë se, sipas dokumentit të propozuar, Kosova, paralelisht me krijimin e “vetëmenaxhimit” të serbëve do të fitonte njohjen e dokumenteve dhe simboleve shtetërore mes Serbinë.
“Parelelisht me KRIJIMIN e ‘vetëmenaxhimit’ zhbëhen strukturat e Serbisë në Kosovë dhe bëhet njohja e dokumenteve dhe simboleve shtetërore. Miratohet plani i veprimit për zbatimin e marrëveshjeve paraprake dhe nga Kosova FORMALIZOHET statusi i kishës. Si rezultat i kësaj shkëmbehen misionet diplomatike dhe Serbia nuk e konteston anëtarësimin e Kosovës në ASNJË organizatë ndërkombëtare“, ka thënë ai.
Në propozimin e BE-së, kërkohet që të fillohet menjëherë me procesin e negociatave për Statutin e instrumentit të vetëmenaxhimit të serbëve të Kosovës , ndërkohë që krahas kësaj Serbia nuk insiston në përdorimin e fusnotës dhe që UNMIK të përfaqësojë Kosovën në nisma rajonale. Më pas kërkohet finalizimi i negociatave për statutin e Asociacionit.
Tutje sipas propozimit të BE-së duhet vazhduar me nenin 3, ku palët nuk intervenojnë në punët e brendshme të secilës palë dhe përmbahen nga çfarëdo forme e dhunës dhe akti të kërcënimit me dhunë.
Pastaj kërkohet të vazhdohet me themelimin e Asociacionit dhe paralelisht duhet të shuhet strukturat paralele të Serbisë në Kosovë dhe tranzicioni i tyre, i përshtatshëm, nën instrumentin e vetmenaxhmit për serbët e Kosovës.
Dokumenti të cilin Borrelli ia propozoi Kosovës e Serbisë për implementimin e Marrëveshjes