×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Vuciq po i frikësohet takimit të 29 prillit te Merkel e Macron

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 12:31

    Kryetari i komunës së Prishtinës njëherësh edhe njëri nga udhëheqësit e ekipit negociator të Kosovës për bisedime me Serbinë në një konferencë për media ka thënë se procesi i dialogut, pritet të marrë një epilog të ri më 29 prill kur liderët kosovarë dhe ata serbë do të takohen me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, në Berlin.


    Ai ka thënë se procesi ka ngecur dhe se gjatë kësaj kohe kanë filluar me përgatitjen e disa temave që do të bisedohen kur ai do të fillojë.

    Ai tha se si PSD nuk kanë marrë asnjë cent nga buxheti i Republikës së Kosovës si delegacion.

    “Askush prej nesh nga PSD asnjë cent nuk e ka marrë nga shteti i Kosovës si delegacion i Kosovës. Nuk do ta marrim asnjë cent nga Republika e Kosovës për punën që do ta bëjmë si delegacion”, tha ai.

    Është shprehur se nga takimi i 29 prillit pret që t’i jepet edhe një epilog procesit të dialogut Kosovë- Serbi.

    “Për shkak të ngecjes së dialogut po e përdorim këtë kohë. kemi përgaditur katër dokumentacione për katër tema të ndryshme, megjithatë nuk duam që ta zbulojmë diçka sepse e kemi dokumentin e disa muajve më parë që u zbulu më parë. Presim takimin e 29 prillit në Berlin, për të parë se a ka ndonjë ide të re apo mundësi të re për të vazhduar dialogu”, tha ai shtoi se Vuçiq është duke iu frikësuar takimit të Berlinit ku do të marrin pjesë liderët e Kosovës dhe Serbisë.

    “Vuçiq goxha si shumë po i frikësohet takimit të 29 prillit, por them se jemi ngadalësuar në këtë proces”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!