Një person është arrestuar në fshatin Verban të Vitisë, pasi Policia e Kosovës ka gjetur armë dhe municion gjatë kontrollit të shtëpisë së tij.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, kontrolli është zhvilluar më 29 tetor 2026, rreth orës 14:20.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47, 2 karikatorë dhe 85 fishekë të kalibrit 7.62 mm, si dhe një pistoletë me 2 karikatorë dhe 8 fishekë të kalibrit 9 mm.
Po ashtu, Policia ka konfiskuar një gëzhojë dhe një bajonetë të armës AK-47.
I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Fsh.Verban, Viti 29.10.2026-14:20. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47, dy karikatorë, 85 fishekë të kalibrit 7.62mm, një pistoletë, dy karikatorë, 8 fishekë të kalibrit 9mm, një gëzhojë dhe një bajonetë e armës AK-47. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.