Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, lidhur me përgjegjësinë institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Hoti ka thënë se dështimet institucionale nuk ndodhin vetvetiu, por janë përgjegjësi e atyre që drejtojnë institucionet.

Ai ka përmendur gjashtë vjetët e qeverisjes, duke ua adresuar përgjegjësinë për mbrojtjen e grave Sveçlës dhe Gërvallës.

Reklamë

Sipas Hotit, Arlinda Zekaj kishte dhënë sinjale për rrezikun me të cilin përballej, por institucionet nuk vepruan për ta parandaluar tragjedinë.

“Sot fshihuni pas ‘hallkave’. Por hallkat kanë emër. Kanë ministër. Llogaridhënia nuk është raport. Është dorëheqje”, ka shkruar Hoti.