Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, iu drejtua gazetarëve duke i akuzuar se po flasin në emër të njerëzve që “janë jashtë”, duke thënë se është e pavërtetë që protestuesit po e kërkojnë dorëheqjen e saj dhe të ministrit të Brendshëm.

“Ju thatë një gjë shumë të pavërtetë. Ju thatë që protestuesit janë kundër nesh. Jo zotëri, protestuesit janë me Arlindën. Nuk janë kundër nesh. Përveç individëve veç e veç që edhe ky rast tragjik të politizohet skajshëm. Mirëpo, s’janë kundër nesh. Ata kërkojnë përgjegjësi nga ne. Folja në emër të njerëzve janë jashtë nuk i kontribuon kësaj”.

Për tri ditë me radhë protestuesit në sheshet e Prishtinës kanë kërkuar dorëheqjen e Gërvallës dhe Xhelal Sveçlës pasi akuzojnë se i gjithë sistemi i drejtësisë dështoi ta mbrojë jetën e Arlinda Zekajt.

Reklamë