×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    AKB: KEDS dhe ZRRE po shantazhojnë bizneset – shumë kompani në errësirë, mijëra vende pune në rrezik

    Reporteri
    16 Gusht 2025 | 10:43

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka nisur të shtunën shkyçjen e rreth 450 bizneseve, të cilat nuk kanë lidhur marrëveshje me një furnizues.

    Pas nisjes së aksionit nga KEDS, ka reaguar Aleanca Kosova e Bizneseve e cila çkyçjen masive të qindra bizneseve nga energjia elektrike e quan një veprim arbitrar, represiv dhe shkatërrues për ekonominë e Kosovës.

    Reagimi i plotë i AKB-së:

    KEDS dhe ZRRE sot kanë nisur çkyçjen masive të qindra bizneseve nga energjia elektrike – një veprim arbitrar, represiv dhe shkatërrues për ekonominë e Kosovës.

    Mijëra vende pune në rrezik

    Humbje në dhjetëra miliona euro

    Shantazh ndaj sektorit privat

    AKB kërkon ndalim të menjëhershëm të çkyçjeve, mbi 400 njësorë në mënyrë automatik ju është ndërprer furnizim dhe të tjerëve priten ne mënyrë manuele,kërkojmë shtyrje të afateve, dhe ndërhyrje urgjente të Qeverisë.
    Nëse nuk ndalet ky abuzim, AKB paralajmëron masa demokratike për mbrojtjen e bizneseve dhe ekonomisë së vendit.

    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!