×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, tre persona të lënduar

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 23:03

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë mbrëmje në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Sallabajë.


    Si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona të cilët janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

    “Nga aksidenti në fjalë kanë mbetur të lënduar tre persona, dy prej tyre janë dërguar me ambulancë në QKUK kurse një tjetër i lënduar është dërguar privatisht”, kanë thënë nga Emergjenca e Podujevës për Reporteri.net.

    Kujtojmë se numri i aksidenteve vazhdon të mbetet në shifra alarmante në mbarë vendin. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!