×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në Prishtinë, lëndohet një person

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 23:35

    Një aksident trafiku ka ndodhur në mbrëmjen e së enjtes, në Prishtinë.


    Dy vetura janë ndeshur me njëra-tjetrën në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, pranë selisë qendrore të partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

    Si rezultat i aksidentit, një person ka mbetur i lënduar.

    Një ambulancë ka mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes, për t’i dhënë trajtim mjekësor të lënduarit, që ndodhej në njërën nga veturat.

    Gazeta Express ka siguruar fotografi dhe pamje lëvizëse nga vendi i ngjarjes, ku shihet të ketë dalë menjëherë edhe Policia.

    Nga pamjet shihet se veturat e përfshira në aksident kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!