Katër persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 08:18 në autostradën “Arbën Xhaferi”, në segmentin Babush – Lipjan, ku janë përfshirë një kamion që transportonte beton dhe një veturë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se personat e lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Ai njoftoi se njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është marrë me procedurat përkatëse.

Reklamë

Sipas Krasniqit, Policia është njoftuar për aksidentin në orën 08:18, ndërsa rrethanat e rastit janë duke u trajtuar nga njësitet kompetente.