Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku në fshatin Zhub të Gjakovës pasditen e së martës.
Dy prej tyre, një grua dhe një fëmijë, janë në gjendje më të rëndë andaj janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njoftoi Spitali i Gjakovës “Isa Grezda”.
“Rreth orës 17:30, në Emergjencën e Spitalit të Gjakovës janë paraqitur pesë persona të lënduar në një aksident komunikacioni në fshatin Zhur të Gjakovës. Dy prej tyre, një grua dhe një fëmijë, kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm”, thuhet në njoftim.
Spitali njoftoi tutje se tre personat e tjerë janë pranuar për vazhdimin e trajtimit në Spitalin e Gjakovës: dy në Repartin e Ortopedisë dhe një në Repartin e Kirurgjisë.
“Gjendja e tyre e përgjithshme është stabile”, thuhet në njoftimin për tre nga të lënduarit.