×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, 3 të lënduar

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 18:03

    Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Sekiraçë.


    Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona. Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Emergjenca e Podujevës. Nga atje kanë thënë se të njëjtit pas trajtimit të parë në Emergjencë janë nisur për në QKUK të Prishtinës. Por, sipas informatave të para lëndimet s’janë serioze.

    Në këtë aksident, sipas pamjeve të portalit Llapi.info, shihet se përveç ekipeve mjekësore, kanë dalë edhe Policia që ka filluar të trajtojë shkakun e aksidentit.

    Ndërkohë, vetëm dje në Kosovë sipas Policisë së Kosovës kanë ndodhur 38 aksidente, ku një prej tyre ka përfunduar me fatalitet në Viti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!