×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident trafiku në hyrje të Vushtrrisë

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 16:50

    Një aksident trafiku ka ndodhur në hyrje të qytetit të Vushtrrisë. Në aksident janë të përfshira dy vetura.


    Nga fotot që ka siguruar një lexues i Reporteri.net shihet se si vetura e tipit golf 2 është dëmtuar goxha shumë, ndërsa pranë saj shihen disa njerëz. Nuk dihet nëse ka të lënduar.

    Reporteri.net ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiri por ai ka thënë se ende nuk kanë informata për aksidentin në fjalë.

    “Nuk na kanë njoftuar ende për aksidentin në fjalë”, ka thënë shkurt ai. /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!