×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident trafiku në Pejë, 4 persona të lënduar

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 10:23

    Përmes një komunikate për media Policia e Pejës ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 20:08 në rrugën Prishtinë-Pejë, në fshatin Zahaq, ka ndodhur një aksident trafiku, ku 4 persona kanë pësuar lëndime trupore.


    Sipas policisë në aksident janë përfshi 2 vetura, një ‘Mitsubishi’ dhe një ‘BMW’.

    ”Në këtë aksident ishin të involvuara dy automjete, një ‘Mitsubishi’ dhe një ‘BMW’, si pasojë e aksidentit 4 (katër) persona kanë pësuar lëndime trupore, 3 (tre) nga të lënduarit pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin Rajonal në Pejë lirohen për në shtëpi, ndërsa 1 (një) nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar ne QKUK-Prishtinë”, thuhet në komuniktën e Policisë, shkruan Reporteri.net

    Hetuesit e Rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rast në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!