Aksident trafiku në Prishtinë, dy të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë në rrugën ‘Agim Ramadani’. Të përfshira në aksident janë dy vetura, njëra e tipit Golf kurse tjetra Audi.


Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:00 në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjetesh. Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti për Reporteri.net.

Gazetari i Reporteri.net ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes.

Pas aksidentit janë shkaktuar dhe kolona në këtë rrugë.