×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti bëhet i “gjallë”, nesër mban konferencë për media

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 21:12

    Kryevetëvendosësi Albin Kurti pas një mungese të gjatë në publik, pra në paraqitje konferencash e mediash, nesër do mban një konferencë për media, transmeton Reporteri.net.


    Ai do të flasë siç thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes për degradimin e shtetit.

    “Nesër në orën 12:00 Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti do të mbajë një konferencë për shtyp, mbi situatën emergjente që është krijuar në vend, si pasojë e skandaleve korruptive dhe degradimit të shtetit”, thuhet në njoftim.

    Kujtojmë se javë më parë për disa ditë Kurti qëndroi i shtrirë në QKUK pasi gjendja e tij shëndetësore nuk ishte e mirë. Ai edhe pse doli nga spitali qëndroi për një kohë larg aktiviteteve politike. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!