×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti pajtohet me Berat Buzhalën, i shkon në emision

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 12:10

    Nëse para pak muajsh frymimi brenda një hapësire në mes Albin Kurtit dhe Berat Buzhalës ka qenë i paimagjinueshëm, sonte ata do të ulen ngjitur me njëri-tjerin në një hapësire studioje televizive.


    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kreu i Gazetës Express dhe Televizionit 7 kanë zgjedhur të pajtohen pas qindra përplasjeve, e madje edhe sharjeve, që kishin pasur viteve të fundit, shkruan Reporteri.net.

    Lajmin se Kurti ka pranuar të ulet në studion e Buzhalës e ka konfirmuar vetë ky i fundit me anë të një statusi në Facebook.

    Buzhala ta treguar se si, një herë e një kohë, Kurti kishte bashkëpunuar me Expressin e madje si gazeta e kishte ndihmuar Lëvizjen e Kurtit.

    “Kur ka dale ne treg Gazeta Express, ne vitin 2005, Kurti ka qene kolumnist i rregullt i keaaj gazete. Nje kohe ka shkru per ne edhe nga burgu. Mandej Gazeta Express ia publikonte pa pagese fletushken e Vetevendosjes, qe na kushtonte bukur shume. Sido qe te jete, rruget tona u ndane ne kohen kur Kosova po behej gati ta shpallte pavaresine. Kemi pase mosmarreveshje ekstreme ne kete pike. Kurti dhe Levizja e kundershtonin Pakon e Ahtisaarit, kurse ne ne Express e konsideronim si zgjidhjen me te mire te mundshme. Kurti ne ate kohe besonte qe edhe nese shpallej pavaresia, ajo nuk do te njihej nga askush. Prej asaj kohe deri me tash ka kalu shume uje nen ure. Secila pale ka gabu gjate rruges. Po shpresojme qe do te kemi cka me bisedu sonte, e ju do te keni cka me degju sonte”, ka shkruar Buzhala.

    Sidoqoftë, Lëvizja Vetëvendosje që nga ndarja me një pjesë të partisë dhe vënies në jetë të idesë së korrigjimit të kufirit, ka qenë mjaft e pranishme në zyrat e televizionit 7 si dhe faqet e Gazetës Express./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!