Ka nisur në Kuvendin e Kosovës, senaca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Në sallë aktualisht janë vetëm 66 deputetë.

Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu u ka bërë thirrje deputetëve që të marrin pjesë në seancë, pasi sipas saj është obligim kushtetues, që të marrin pjesë në zgjedhjen e Presidentit.

Reklamë

Partitë opozitare, PDK dhe LDK, janë larguar nga salla e Kuvendit, duke refuzuar të marrin pjesë në vazhdimin e seancës.

Në dy rundet e para për zgjedhjen e Presidentit kërkohen të paktën 2/3 e deputetëve apo 80.

Kandidatë për president janë Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku të Lëvizjes Vetëvendosje.