×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori amerikan në Beograd ua prish qejfin serbëve: Zgjidhja është në letrën e Trump, thotë njohje

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 15:53

    Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kyle Scott, nuk i ka bërë të ndihen mirë serbët pas një deklarate lidhur me marrëveshjen përfundimtare me Kosovën.


    Siç ka thënë Scott, zgjidhja për Kosovën e Serbinë është përshkruar në letrën e Donald Trump, të cilën ua dërgoi muaj më parë presidentëve Thaçi e Vuçiq.

    Mirëpo, një element për të cilin serbët nuk po ndihen mirë, është se Scott ka theksuar se elementi kryesor është njohja reciproke.

    “Ne shohim se një zgjidhje gjithëpërfshirëse e këtyre çështjeve do të duhej të përfshinte njohjen e ndërsjellë, kjo është shkruar edhe në letrën e Trumpit, kjo s’është asgjë e re. Por, për sa u përket presioneve të reja, kjo nuk qëndron”, ka thënë Scott për televizionin serb “Prva”.

    Ambasadori i shtetit më të fuqishëm në botë, Scott, ka përsëritur që SHBA është një mbikëqyrëse dhe “Nga këtu e tutje, varet nga ju”.

    Sidoqoftë, Kosova e Serbia kanë hyrë në një fazë të dialogut ku asgjë nuk po përparon. Serbia po heziton të takohet pas vendosjes së taksës, ndërkohë që Kosova nuk po ka unitet.

    Ndryshe, në kuadër të këtij dialogu, më 29 prill do të mbahet një takim në Berlin ku do të jenë të pranishëm presidentët dhe kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, të cilët priten nga kancelarja Merkel dhe presidenti Macron./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!