×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori amerikan në Beograd ua tregon serbëve hartën e Kosovës si shtet i pavarur

    Reporteri
    19 Prill 2019 | 16:20

    Kyle Scott ka vizituar sot shkollën “Zarko Zrenjanin” ku zgjoi reagime të shumta.


    Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott ka vizituar sot shkollën “Zarko Zrenjanin” ku para nxënësve shfaqi një hartë ku Kosova paraqitej si shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë, duke zgjuar reagime të prindërve dhe fëmijëve.

    Pasi ata iu drejtuan me fjalët: “Kosova është Serbi”, ambasadori kaloi në faqën tjetër sikur nuk ndodhi asgjë, raportojnë mediat serbe.

    “Jam shokur kur në një hartë të paraqitur nga ambasadori shihej Serbia pa Kosovën. Fëmijët filluan të brohorisnin Kosova është Serbi dhe ai kaloi në faqen tjetër. Nuk kam mundur të besoj se kjo ndodh në mes të Serbisë, në një shkollë. Turp”, ka thënë Nevojsa Mediq, babai i një prej nxënësve që përcolli vizitën e ambasadorit amerikan.

    Ndrysshe gjatë ditës së  djeshme Scott ka theksuar se zgjidhja amerikane për Kosovën dhe Serbinë është njohja reciproke.

    Ai të enjten tha se “një zgjidhje gjithëpërfshirëse për çështjen e Kosovës duhet të përfshijë njohjen reciproke” të Serbisë dhe Kosovës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!