×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori gjerman reagon ashpër për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet në Veri

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 18:21

    Ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, ka reaguar ashpër ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas vendimit të këtij të fundit që të mos certifikojë kandidatët e Listës Serbe që do të garonin për kryetar në zgjedhje e parakohshme në katër komunat veriore, shkruan Reporteri.net.


    Heldt ka thënë se nuk e kupton se cila është mençuria politike e një vendimi të tillë, dhe pyet se pse ende KQZ-ja nuk është e kompletuar.

    “Duke mos qenë në gjendje të komentojë aspektin ligjor të kësaj çështje momentalisht, pyes veten se cila është mençuria politike në ndërmarrjen e një hapi të tillë. Sikur i gjithë ky komplikim i situatës të mos mjaftonte. Pse KQZ-ja ende nuk është e kompletuar”, ka thënë ai.

    Mos certifikimi i kandidatëve të Listës Serbe ka ardhur si pasojë e refuzimit të dy anëtarëve të KQZ-së, nga Lëvizje Vetëvendosje, Adnan Rrustemi dhe Nazlije Bala.

    Ata kënë thënë se nuk pranojnë certifikimin e tyre, përderisa ata nuk e njohin shtetin e Republikës së Kosovës.

    Dhe siç pritej ragime të ashpra kanë ardhur edhe nga Beogradi. Së pari  Marko Gjuriq i cili ka drejtuar akuza të shumta në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosjes, ndërkohë presidenti i Serbisë, Alekander Vuçiq, ka thënë se për një gjë të tillë do të ankohet edhe tek kancelarja gjermane, Angela Merkel, në takimin e 29 prillit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!