×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Ambasadori i SHBA-së në NATO në Ambasadën e Kosovës në Bruksel, Bajrami tregon çka folën

    Reporteri
    11 Korrik 2025 | 20:00

    Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka pritur sot në një takim kortezie Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara pranë NATO-s, Matthew Whitaker.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bajrami tha se gjatë takimit u diskutuan çështje globale me rëndësi, u vlerësua lidhja e veçantë mes SHBA-së dhe Kosovës dhe u hodhën ide për hapa të guximshëm në drejtim të forcimit të mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve.

    “Një vizitë dinamike dhe angazhuese,” u shpreh Bajrami.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!