×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori Kosnett, kosovarëve: Protestoni për të sfiduar Qeverinë

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 15:19

    Ambasadori amerikan ka marrë pjesë në forumin e hapur të organizuar nga Lëvizja FOL. Në këtë forum është diskutuar për gjendjen politike në Kosovë, drejtësinë dhe sundimin e ligjit. Po ashtu edhe rolin e shoqërisë civile dhe mediave në monitorimin e punës së qeverisë.


    I pyetur se cila mendoni se është forma më e mirë që qytetarët ta kundërshtojnë keq menaxhimin e pushtetit, ambasadori amerikan ka thënë se ka mjaftueshëm forma dhe mjete për kundërshtim.

    “Ka shumë mjete për të sfiduar vendimet e qeverisë, flisni, organizohuni dhe protestoni. Demokracia nuk është një sport që duhet të luhet vetëm në ditën e zgjedhjeve, demokracia duhet të jetë e pranishme çdo ditë”, ka thënë ambasadori Kosnett.

    Ai më tej ka shtuar se qeveritë autoritare që nuk janë të përgjegjshme tek populli mendojnë se populli është i zënë me punë për të ngritur zërin kundër dhe për të sfiduar keq qeverisjen.

    “Është shumë e rëndësishme që shoqëria civile dhe mediat të luajnë një rol kyç çdo ditë që të paraqes rastet e shkeljes së ligjit, dhe t’ua mundësojnë njerëzve të organizojnë debate dhe diskutime, në këtë mënyrë sigurohet se qeveria dhe pushteti janë duke qeverisur mire”, është shprehur ambasadori amerikan Kosnett.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!