×
  • Lajme
  • Lajme

    Anton Quni tregon se më kë ka vija të kuqe për të qeverisur nëse fiton në Prizren

    Reporteri
    12 Shtator 2021 | 22:00

    Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit ka shprehur besimin se do të rrëzon nga pushteti Lëvizjen Vetëvendosje.


    Quni në një intervistë dhënë për Gazetën Online “Reporteri.net”, ka thënë se VV zhgënjeu në Prizren, dhe se LDK do të jetë shembull si qeveriset komuna.

    I pyetur se me cilën parti mund të lidh koalicion paszgjedhor, nëse veç bëhet kryetar i Prizrenit, Quni nuk ka përmendur konkret emrin e ndonjë subjekti politik, por ka treguar sadopak për kë ka vija të kuqe.

    “Preferoj të bashkëpunoj me të gjithë që kanë profil të lartë moral, profesional, atdhetar dhe institucional. Kemi vija të kuqe vetëm me ata që kanë probleme me ligjin apo individët dhe grupet e interesave të ngushta materiale”, ka thënë Quni për Reporteri.

    Ai ka treguar se uji, trafiku, turizmi kulturor dhe historik, qendrat e rekreacionit dhe sportit, trajtimi i ujërave të zeza, pa harruar arsimin dhe ambientin janë disa nga punët që synoj t’i realizon nëse bëhet kryetar i Prizrenit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!