×
  • Lajme
  • Lajme

    Arbana Xharra: Kujdes me gratë e kthyera, disa prej tyre kanë luftuar përkrah ISIS-it në Siri

    Reporteri
    20 Prill 2019 | 16:26

    Pas riatdhesimit të 110 shtetasve kosovarë nga Siria, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, ka reaguar gazetarja Arbana Xharra e cila ka thënë se kjo nismë duhet të përshëndetet, mirëpo sipas saj, jo të gjitha gratë e riatdhesuara kanë qenë viktima të ideologjive të caktuara, shkruan Reporteri.net.


    Sipas saj shteti i Kosovës duhet t’i mbajë sytë hapur dhe të ketë kujdes, meqë ato tashmë ndodhen në Kosovë.

    Xharra rikujton se disa gra nga Kosova kanë udhëhequr kampe të grave në Siri duke luftuar përkrah ISIS-it.

    Postimi i plotë i Xharrës:

    “Shume mire qe i kane kthy grate edhe femijet prej kampeve te Sirise. Femijet sidomos jane viktima te prinderve te tyre dhe ideologjise qe i coi per te iu bashkuar Shtetit Islamik. Mirepo, jo te gjitha grate kane qene viktima, andaj shteti i Kosoves duhet te mbaj syte hapur tash, me qe ato jane ne Kosove. Gra nga Kosova kane udhehequr me kape te grave ne Siri, kane luftuar krah ISIS-it. Nuk mjafton vetem kthimi i tyre, duhet inkuadruat ne programe te ndryshme e te mos margjinalizohen sepse ISIS edhe mund te jet mundur por ideologjia e tyre eshte ende e gjalle”, ka shkruar Xharra në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!