Kandidati i LVV-së, Arben Vitia, në një konferencë për media, e ka pranuar humbjen në balotazh të Prishtinës.
Ai e deklaroi fitoren e kundërkandidatit të tij nga LDK-ja, Përparim Rama, si kryetar të ri të kryeqytetit.
“Prishtina tashmë e ka një kryetar të ri, dhe ai është Përparim Rama. E falënderoj aktivistët e VV-së dhe qytetarët e Prishtinës, gjithashtu edhe zotëri Ramën”, tha Vitia.
Deri tani në kryeqytet janë numëruar 94 për qind të votave dhe po vazhdon të prijë kandidati i LDK-së, Përparim Rama, me 50.84 për qind të votave.
Ndërsa, kundërkandidati i tij nga VV-ja, Arben Vitia, deri tani ka marrë 49.16 për qind të votave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.