×
  • Lajme
  • Lajme

    Përparim Rama mban fjalim si Kryetar i ri i Prishtinës: Zotohem se do të jem kryetar i të gjithëve

    Reporteri
    14 Nëntor 2021 | 21:16

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama në konferencë për media së bashku me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku kanë shpallur fitoren në kryeqytet.

    Rama para gazetarëve tha se zotohet se do të jetë kryetar i të gjithëve.

    “Emocionin e kësaj fitore s’mundem me përshkru me fjalë kjo është fitore e secilit banor pa dallime. Vota jote sot tregon se jemi të emancipuar, vota jote sot më fuqizon me privilegjin me qenë kryetar i Prishtinës, të kryeqytetit që duke qenë i gjithë Kosovës. Unë Përparim Rama kryetar i Prishtinës, zotohem se do të jem kryetar i të gjithëve, që punoni dhe jetoni këtu”, tha Rama.

    LDK dhe Përparim Rama shpallin fitoren në Prishtinë

    Në këtë konferencë për media, Abdixhiku ia ka uruar fitoren Ramës, duke thënë se do të kujdestarojnë në Prishtinë me kujdes të madh.

    “Do të kujdestarojmë në Prishtinë me plotë kujdes. Përparimi me ekipën e tij, do të shërbej si një kryetar për të gjithë”, tha Abdixhiku.

    Deri tani në kryeqytet janë numëruar 94 për qind të votave dhe po vazhdon të prijë kandidati i LDK-së, Përparim Rama, me 50.84 për qind të votave.

    Ndërsa, kundërkandidati i tij nga VV-ja, Arben Vitia, deri tani ka marrë 49.16 për qind të votave.

    Numërimi i votave në Prishtinë drejt fundit, Përparim Rama e ruan epërsinë mbi 1000 vota para Arben Vitisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!